TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Nëntor 2025, 10:17

U lirua nga burgu pasi ndihej i kërcënuar, Sarkozy shihet duke vrapuar në rrugët e Parisit me truprojën (Video)

Shkruar nga Pamfleti

U lirua nga burgu pasi ndihej i kërcënuar, Sarkozy shihet duke vrapuar

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy është shfaqur për herë të parë në publik pas lirimit të tij nga burgu.

Sarkozy është parë teksa vrapon në brigjet e Senës dhe shijon lirinë pasi qëndroi disa ditë në qeli pasi u dënuar me 5 vite burg.

Ai ishte i veshur me një kostum sportiv të errët dhe i shoqëruar nga truproja i tij teksa zhvillonin aktivitet fizik pak orë pasi u liruar. Sarkozy u dënua me 5 vite burg për fondet që kishte pranuar nga ish-diktatori libian Muammar Gaddafi. Ai u lirua brenda pak ditësh pas problemeve të sigurisë në burg dhe ankimimit të vendimit nga avokatët.

Seanca e apelit është planifikuar për muajin mars të vitit të ardhshëm. Deri atëherë, ai nuk do të jetë në gjendje të udhëtojë jashtë Francës. Mediat franceze raportojnë se ish-presidenti po mendon edhe për një lëvizje të re politike.

Lini një Përgjigje