Një anëtar i familjes së Erfan Soltani, ka deklaruar se ai nuk u ekzekutua sot. Të afërmit e 26-vjeçarit iranian, i cili u arrestua javën e kaluar, thanë se pavarësisht shtyrjes, ekzekutimi mund të ndodhë në çdo kohë.
26-vjeçari thuhet se u arrestua të enjten e kaluar. Grupi norvegjez i të drejtave të njeriut Hengaw tha se ai po mbahej në burgun Kezel Hesar dhe se "mundësia e ekzekutimit të tij brenda orëve të ardhshme është shumë e lartë".
Departamenti Amerikan i Shtetit tha se vdekja e Soltanit do të ishte ekzekutimi i parë i një protestuesi që nga protestat, por "jo i fundit".
Më vonë, Donald Trump u zotua të ndërmarrë "masa shumë të forta" nëse regjimi në Teheran vazhdon me ekzekutimin e protestuesve, në një kohë kur një veprim i mundshëm ushtarak i SHBA-së në Iran është i afërt.
"Nëse i varin, do të shihni se çfarë do të ndodhë", tha presidenti amerikan për CBS News të martën në mbrëmje. Ai shtoi: "Nëse duan të protestojnë, kjo është një gjë. Kur të fillojnë të vrasin mijëra njerëz, dhe tani po më flisni për varje, do të shohim se si do të rezultojë për ta. Nuk do të rezultojë mirë për ta."
Erfani do të bëhej personi i parë që do të ekzekutohej për pjesëmarrje në protestat, të cilat kanë tronditur Iranin dhe kanë lënë të vdekur qindra qytetarë të pafajshëm.
Lini një Përgjigje