Zhvillimet e orëve të fundit në Lindjen e Mesme janë të vrullshme. SHBA mund të sulmojë Iranin brenda 24 orëve, ndërsa Presidenti amerikan Donald Trump tha se kishte marrë njoftime se ekzekutimet e regjimit të Teheranit janë ndalur. Gjithsesi Trump tha se informacionet do të verifikohen, por nuk dihen nëse do të ketë ose jo një sulm apo një tërheqje nga veprimet ushtarake amerikane mbi Iranin.
Mbrëmjen e së mërkurës, Italia dhe Polonia i kanë bërë thirrje qytetarëve të tyre të largohen menjëherë nga Irani.
Ministria e Jashtme italiane përsëriti një apel të mëparshëm që qytetarët të largohen, duke përmendur situatën aktuale të sigurisë.
Në Iran ka rreth 600 italianë, shumica e tyre në zonën e Teheranit.
Ministria e Jashtme polake gjithashtu ripërtëriu një thirrje të mëparshme në një postim në X, duke thënë se "nxit largimin e menjëhershëm nga Irani dhe këshillon kundër të gjitha udhëtimeve në këtë vend".
Në anën tjetër Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar se ka mbyllur përkohësisht ambasadën e saj në Teheran.
"Ne e kemi mbyllur përkohësisht Ambasadën Britanike në Teheran, e cila tani do të funksionojë nga distanca. Këshillat e udhëtimit të Ministrisë së Jashtme tani janë përditësuar për të reflektuar këtë ndryshim konsullor", thuhet në një njoftim.
Ndërtimi i ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në TeheranReuters
Kjo vjen pasi Mbretëria e Bashkuar ka tërhequr gjithashtu personelin ushtarak nga një bazë amerikane në Katar.
SHBA-të kanë filluar gjithashtu tërheqjen e një pjese të stafit nga Baza Ajrore Al Udeid e drejtuar nga SHBA-të në Katar, baza më e madhe amerikane në rajon.
Lini një Përgjigje