
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka kritikuar presidentin amerikan, Donald Trump, pas deklaratave të këtij të fundit, ku ai e quajti presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, “një diktator”.
Lideri gjerman, i cili është një mbështetës i fortë i Ukrainës dhe i demokracisë, e cilësoi këtë koment të Trump-it si “të pasaktë dhe të rrezikshme”, duke theksuar se nuk ka asnjë bazë të vërtetë për ta quajtur diktator Zelenskyn.
Ai theksoi se çdo përpjekje për të minuar autoritetin e presidentit ukrainas është jo vetëm e gabuar, por gjithashtu e rrezikshme për stabilitetin dhe sigurinë e Ukrainës dhe të rajonit, shkruan skyneës.
Në një deklaratë të tij, Scholz theksoi se “është thjesht një gabim dhe e rrezikshme të mohosh legjitimitetin demokratik të presidentit Zelensky”, duke iu referuar faktit që presidenti ukrainas u zgjodh nga populli ukrainas në mënyrë të drejtë dhe të ligjshme.
Pos sot, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Sir Keir Starmer ka zhvilluar sot një komunikim me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky këtë mbrëmje, për të shprehur mbështetjen e tij si “udhëheqësi i zgjedhur në mënyrë demokratike të Ukrainës”.
Sipas Doëning Street, pas komentit të Donald Trump se presdienti i Ukrainës është ‘diktator’ dhe se nuk mban zgjedhje, Starmer i tha Zelenskyt se është “përfundimisht e arsyeshme që të pezullohen zgjedhjet gjatë kohës së luftës, siç bëri Mbretëria e Bashkuar”, gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Sipas shtypit të huaj, kryeministri Starmer gjithashtu “përsëriti mbështetjen e tij për përpjekjet e udhëhequra nga SHBA për të arritur një paqe të qëndrueshme në Ukrainë, që e pengoi Rusinë nga çdo agresion i ardhshëm”.
Lini një Përgjigje