
Ministri i Jashtëm ukrainas Andriy Sibiha tha sot se askush nuk mund ta detyrojë vendin e tij të dorëzohet. Reagimi vjen si një kundër-përgjigje ndaj deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump, që sulmoi Ukrainën dhe presidentin e saj.
"Ne do të mbrojmë të drejtën tonë për të ekzistuar", shprehet Sibiha në një postim në X.
Më herët, Presidenti Donald Trump e përshkroi Volodymyr Zelenskyn si një diktator dhe një komedian mediokër. Duke përshkallëzuar sulmin ndaj presidentit ukrainas, Trump e paralajmëron atë se do të mbetet pa shtet nëse nuk lëviz më shpejt.
Në të njëjtën kohë, ai thekson se SHBA nuk duhet të paguanin asnjë cent për të hyrë në një luftë që nuk do të fitohet kurrë.
“Unë e dua Ukrainën, por Zelensky ka bërë një punë të tmerrshme, vendi i tij është shembur dhe miliona njerëz kanë vdekur pa nevojë”. Dhe historia vazhdon...”, ka shkruar ai gjithashtu.
Lini një Përgjigje