
Kandidati i Unionit Kristian Demokrat (CDU/CSU) për kancelar i Gjermanisë, Friedrich Merz, tha se ishte "i tronditur" nga deklaratat e presidentit amerikan në lidhje me përgjegjësinë e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për luftën.
“Ky është një rast klasik i ndryshimit të roleve të dhunuesit dhe viktimës”, tha Merz në një intervistë për kanalin e parë të televizionit publik gjerman ARD dhe vuri në dukje se këto deklarata korrespondojnë me narrativën e Vladimir Putin.
“Të jem i sinqertë, jam pak i shokuar që Donald Trump tani po e miraton atë”, shtoi lideri i Partisë Demokristiane (CDU), i cili sipas sondazheve ka më shumë gjasa për t'u zgjedhur kancelar.
Lini një Përgjigje