TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Shkurt 2025, 15:51

Arrestohet 14-vjeçari, parandalohet sulmi terrorist në Vjenë

Shkruar nga Pamfleti

Arrestohet 14-vjeçari, parandalohet sulmi terrorist në Vjenë

Policia e Vjenës pengoi një sulm në një stacion treni, ndërsa një 14-vjeçar dyshohet si autor i mundshëm. Sulmi do të ndodhte më 10 shkurt në stacionin perëndimor të Vjenës.

Gjatë kontrolleve në shtëpinë e adoleshentit, u gjetën plane të detajuara për sulmin në stacionin e trenit dhe dy thika, si dhe materiale të ndryshme që tregojnë se adoleshenti ishte një "mbështetës i Daesh".

I riu kishte në posedim edhe një plan për të bërë bomba.

Sipas shtypit austriak, djali kishte për qëllim të vriste disa persona. Autoritetet, të cilat filluan të monitoronin aktivitetin online të të riut pasi ai shkarkoi "materialet përkatëse", vepruan në kohë për të ndaluar sulmin.

Pika e nisjes për hetimin ishte informacioni i dërguar Drejtorisë Shtetërore të Mbrojtjes dhe Inteligjencës se një mbështetës i një organizate terroriste kishte përhapur histori dhe video me ide islame në profile të ndryshme të TikTok.

Arrestimi vjen katër ditë pas një sulmi me thikë në qytetin jugor austriak të Villach. Të shtunën e kaluar, një 23-vjeçar sirian vrau një adoleshent dhe plagosi pesë persona.

Autoritetet thonë se burri u radikalizua pasi kishte parë video të DAESH-it në mediat sociale.

Lini një Përgjigje