TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Shkurt 2025, 12:43

I ati i Elon Musk kritikon publikisht të birin miliarder: Ai nuk është një baba i mirë

Shkruar nga Pamfleti
I ati i Elon Musk kritikon publikisht të birin miliarder: Ai nuk
Errol Musk dhe Elon Musk

Babai i Elon Musk, Errol Musk ka kritikuar djalin e tij miliarder për gjendjen familjare që CEO i X ka krijuar në këto vite.

Në një intervistë në podcastin Wide Awake, Errol tha se Elon nuk ka qenë një baba i mirë, duke e akuzuar për mbështetje shumë të madhe nga personeli i jashtëm për rritjen e fëmijëve.

“Ai nuk ka qenë një baba i mirë. Ishte shumë i pasur dhe kishte shumë dado, shumë dado. Ai ka pesë fëmijë me të njëjtën grua, pesë djem që u rritën. Çdo njëri kishte dadon e tij.”, tha Errol.

Errol shtoi se numri i ndihmësve rritet pas ndarjes së Elonit nga ish-gruaja Justine Wilson në vitin 2008, me të cilën ka pasur binjakët Griffin dhe Vivian (që tani është transgender), triplet Kai, Saxon dhe Damian, si dhe djalin e ndjerë Nevada që vdiq në vitin 2002.

Pasi u ndanë, ai thotë se ndihmësit ishin shumë, me “gjashtë këtu dhe gjashtë atje.”

Errol gjithashtu përmendi se nuk ka kaluar shumë kohë me nipërit e tij, por tha se ndërveprimet me ta kanë qenë pozitive.

Në intervistën e tij, Errol Musk gjithashtu sugjeroi se Elon nuk kalonte mjaftueshëm kohë me fëmijët e tij, dhe këto komente u bënë virale në rrjetet sociale, ku shumë njerëz e kritikuan ashpër. Kritikat ndaj Errolit janë shtuar, duke marrë parasysh sjelljen e tij të diskutueshme, përfshirë faktin që ka një fëmijë me ish-njerkën e tij, Jana Bezuidenhout.

Përveç fëmijëve që ka me Justine, Elon ka gjithashtu tre fëmijë me Grimes dhe disa të tjerë me partnerë të ndryshëm, duke përfshirë binjakët Strider dhe Azure me Shivon Zilis. Gjithashtu, shkrimtarja Ashley St. Claire ka njoftuar se ka lindur një fëmijë të 13-të nga Elon, megjithatë ajo e fshiu shpejt postimin.

Lini një Përgjigje