TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Shkurt 2025, 12:21

Ultimatumi i SHBA për Ukrainën, Zelensky përplaset me Trump: Po jeton në një flluskë dezinformimi!

Shkruar nga Pamfleti
Ultimatumi i SHBA për Ukrainën, Zelensky përplaset me Trump: Po
Volodymyr Zelensky

Presidenti i SHBA po "jeton në flluskë dezinformimi", sipas Zelenskyt, pasi Donald Trump ka bërë publike disa deklarata mashtruese brenda natës, duke gënjyer se ai nuk mbështetet nga ukrainasit dhe po bllokon zgjedhjet në vend.

Presidenti i SHBA, Donald Trump dhe homologu ukrainas, Volodymyr Zelensky kanë nisur përplasjet e para në distancë pas planeve të Washingtonit që lënë jashtë Kievin zyrtar në negociatat me Putin.

Teksa Trump kërkoi zgjedhje të reja në Ukrainë, në këmbim të një vendi në tavolinën e negociatave me Putin, ka ardhur edhe reagimi i Zelenskyt.

Presidenti ukrainas  tha se nëse dikush dëshiron ta zëvendësojë atë si lider në këtë moment, nuk do të funksionojë, pasi vlerësimi ndaj tij është i lartë.

Ai përmend një sondazh, sipas të cilit 58% e popullit ukrainas kanë besim tek ai si lider.

Zelensky gjithashtu thotë se Ukraina po përballet me “shumë dezinformata” nga Rusia.

“Me gjithë respektin për Presidentin Donald Trump si një lider... ai po jeton në këtë hapësirë të dezinformimit”, shtoi ai.

Komentet e tij vijnë pasi Trump pretendoi se Zelensky, i cili fitoi një mandat pesëvjeçar në vitin 2019 – kishte "vetëm 4% mbështetje".

Natën e kaluar, Presidenti Donald Trump tha se lufta e Rusisë në Ukrainë mund të ishte "zgjidhur shumë lehtë", pasi ai kritikoi aftësitë negociuese të Kievit.

Sipas mediave të huaja, në komentet që bëri pas një takimi të jashtëzakonshëm midis zyrtarëve të lartë amerikanë dhe rusë në Arabinë Saudite, presidenti amerikan tha për Ukrainën: "Ata kanë pasur një vend [në tryezë] për tre vjet dhe një kohë të gjatë përpara kësaj”.

"Nuk duhej ta kishe nisur kurrë. Mund të kishe bërë një marrëveshje", tha Trump, teksa duket se fajëson Ukrainën për nisjen e luftës.

Ndërsa theksoi aftësitë e tij negociuese, Trump tha gjithashtu se ishte "më i sigurt" për një marrëveshje paqeje pas bisedimeve të së martës, ku mori pjesë Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio.

I pyetur nëse është pak a shumë i sigurt për një marrëveshje paqeje pas bisedimeve të djeshme në Arabinë Saudite, Trump tha se është "shumë më i sigurt".

Ndërkohë Mbretëria e Bashkuar dhe Franca kanë sugjeruar se mund të dërgojnë trupa paqeruajtëse në Ukrainë si pjesë e një marrëveshjeje paqeje.

Për këtë ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se propozime të tilla, nga NATO ose ndonjë vend tjetër, do të ishin "të papranueshme", megjithëse Trump nuk ishte dakord.

trump zelensky

Lini një Përgjigje