
Trump deklaroi se Putini i tha atij në një bisedë telefonike të mërkurën e kaluar se ai dëshiron t'i japë fund luftës në Ukrainë...
Ndërsa administrata Trump ka filluar bisedimet paraprake me zyrtarët rusë për përfundimin e luftës në Ukrainë, inteligjenca e Shteteve e Bashkuara CIA dhe aleatët e ngushtë tregojnë se presidenti rus Vladimir Putin ende dëshiron të kontrollojë të gjithë Ukrainën. Ky informacion është publikuar nga NBC news, duke cituar katër zyrtarë të inteligjencës perëndimore dhe dy zyrtarë të kongresit amerikan.
"Sipas CIA-s Putini nuk është i interesuar për një marrëveshje të vërtetë paqeje tani", tha një nga zyrtarët e kongresit.
"Ai mendon se po fiton", tha një tjetër zyrtar i CIA, duke shtuar se humbjet ruse në fushën e betejës nuk po i bëjnë presion Putinit të ndalojë luftën.
Ndërsa Brian Hughes, një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, fajësoi presidencën e Biden, teksa theksoi se Trump po bën atë që paraardhësi i tij në 4 vite me Ukrainën.
“Udhëheqja e Presidentit Trump ka krijuar hapjen e parë për bisedime në vite dhe ai e bëri këtë pas vetëm katër javësh në detyrë. Administrata Trump do të vazhdojë të ndjekë një marrëveshje që avancon interesat amerikane dhe e sjell këtë konflikt në një zgjidhje të përhershme”., tha ai.
Presidenti Donald Trump u shpreh se Putini i tha atij në një bisedë telefonike të mërkurën e kaluar se ai dëshiron t'i japë fund luftës në Ukrainë dhe Trump e përsëriti këtë në komentet për gazetarët të dielën.
I pyetur nëse ai mendon se Putini dëshiron të gjithë Ukrainën, Trump tha: "Jo, unë mendoj se ai dëshiron të ndalojë. Kjo ishte pyetja ime për të, sepse nëse ai do të vazhdojë, kjo do të kishte qenë një problem i madh për ne dhe kjo do të më kishte shkaktuar një problem të madh sepse ju thjesht nuk mund ta lejoni këtë të ndodhë. Unë mendoj se ai dëshiron t'i japë fund. Dhe ata duan ta përfundojnë atë shpejt".
Trump deklaroi se presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i tha se ai dëshiron një marrëveshje paqeje për t'i dhënë fund luftës.
Me telefonatat e tij me Putinin dhe Zelenskyn, Trump, i cili kishte premtuar gjatë fushatës se do t'i jepte fund luftës në Ukrainë brenda 24 orëve nga marrja e detyrës, nisi një proces negociues që synonte ndalimin e luftës.
I dërguari i Trump në Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, udhëtoi me aeroplanin e tij privat në Moskë. Ai u tha gazetarëve të dielën se ndërsa Witkoff ishte atje, ai u takua me Putinin për rreth tre orë. Administrata nuk ka dhënë detaje të mëtejshme të atij takimi.
Witkoff tani është pjesë e një ekipi negociator të njoftuar nga Trump javën e kaluar, së bashku me Sekretarin e Shtetit Marco Rubio, drejtorin e CIA-s John Ratcliffe dhe këshilltarin e sigurisë kombëtare Michael Waltz. Rubio, Witkoff dhe Waltz u takuan me ekipin rus të martën në Riad të Arabisë Saudite.
Lini një Përgjigje