TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Shkurt 2025, 21:49

Planet për zhvendosjen e palestinezëve, Emiratet e Bashkuara Arabe refuzojnë Trump

Shkruar nga Pamfleti

Planet për zhvendosjen e palestinezëve, Emiratet e Bashkuara Arabe

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan i tha Sekretarit amerikan të Shtetit Marco Rubio se Emiratet e Bashkuara Arabe refuzojnë “çdo përpjekje për të zhvendosur popullin palestinez nga toka e tyre”.

Deklaratat u raportuan nga media shtetërore e Emirateve të Bashkuara Arabe, që po ashtu njoftoi se presidenti theksoi nevojën për të parandaluar zgjerimin e konfliktit në Gazë.

Ai deklaroi se është i rëndësishëm rindërtimi i Gazës dhe ndjekja e një rrugë që çon në një paqe gjithëpërfshirëse dhe afatgjatë, të bazuar në zgjidhjen me dy shtete. Presidenti shkoi se kjo është mënyra e vetme për të garantuar qëndrueshmërinë rajonale.

Udhëheqësit arabë kanë refuzuar planet e sugjeruara nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, që palestinezët të largohen nga Gaza drejt vendeve të tjera të rajonit dhe që SHBA-të të marrin kontrollin e rajonin palestinez dhe ta rindërtojnë atë.

Vizita e Sekretarit të Shtetit Rubio ishte pjesë e një turneu në disa shtete, që përfshiu gjithashtu bisedime me udhëheqës në Izrael dhe në Arabinë Saudite. Vizita u zhvillua ndërsa po afrohen javët e fundit, të fazës së parë të marrëveshjes së armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës.

 

Lini një Përgjigje