TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Janar 2026, 19:38

Trump: Është koha për të kërkuar një lidership të ri në Iran

Shkruar nga Pamfleti

Trump: Është koha për të kërkuar një lidership

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kërkuar zyrtarisht përfundimin e regjimit të Ayatollah Ali Khamenei-t, i cili drejton Iranin prej 37 vitesh. Në një intervistë për Politico, Trump deklaroi: “Ka ardhur koha që Irani të kërkojë një udhëheqje të re.”

Kjo deklaratë vjen në një moment ku, ndonëse protestat e gjera kundër regjimit duket se janë fashitur, pas një vale përplasjesh të dhunshme, mijëra protestues janë vrarë gjatë tre javëve të fundit. Ngjarjet kanë nxitur Trump-in të kërcënojë disa herë me ndërhyrje ushtarake.

Të martën, Trump i inkurajoi iranianët të vazhdojnë protestat dhe të “zënë institucionet”, duke thënë se “ndihma është rrugës”. Por të nesërmen, ai ndryshoi tonin, duke deklaruar se ishte informuar se ekzekutimet masive kishin ndalur.

Vendimi më i mirë që ka marrë ndonjëherë (regjimi) ishte të mos ekzekutonte mbi 800 vetë dy ditë më parë”, deklaroi Trump të shtunën, kur u pyet për mundësinë e një ndërhyrjeje ushtarake amerikane në Iran.
Komentet e presidentit amerikan erdhën pasi Khamenei e akuzoi publikisht në rrjetin X (ish-Twitter) se është përgjegjës për viktimat dhe dëmet e shkaktuara në Iran gjatë protestave.

E konsiderojmë presidentin amerikan fajtor për viktimat, dëmet dhe fyerjet ndaj kombit iranian”, shkroi Khamenei.

Në një tjetër postim, Khamenei e akuzoi Trump-in se ka përfaqësuar gabimisht grupet e dhunshme si zëra të popullit iranian, duke e quajtur këtë “një shpifje të papranueshme”.

Trump iu përgjigj duke akuzuar udhëheqjen iraniane se qëndron në pushtet vetëm përmes represionit dhe dhunës: “Ajo për të cilën është fajtor, si udhëheqës i një vendi, është shkatërrimi i plotë i shtetit dhe përdorimi i dhunës në nivele që nuk i kemi parë më parë.”

Më tej, ai shtoi: “Për të funksionuar një shtet, qoftë edhe në atë nivel të ulët, udhëheqësit duhet të përqendrohen në qeverisje të drejtë, siç bëj unë në Shtetet e Bashkuara, dhe jo në vrasjen e mijëra njerëzve për të ruajtur kontrollin.”

Trump theksoi se udhëheqja e vërtetë mbështetet në respekt, jo në frikë dhe vdekje, duke vijuar më tej me një sulm personal ndaj Khamenei-t: “Bëhet fjalë për një njeri të sëmurë, që duhet të mësojë si të qeverisë siç duhet dhe të ndalojë së vrari njerëzit. Vendi i tij është vendi më i keq në botë për të jetuar, për shkak të udhëheqjes së tij të dështuar.”

1 Komente

  1. T
    Tony

    Ne kujtuam se ky do y mbylle luftrat per 24 ore e ky po trillon luftra cdo 24 ore.

    Lini një Përgjigje