TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Janar 2026, 16:22

“Mijëra të vrarë”, Khamenei pranon masakrën në Iran: SHBA kërkon të dominojë!

Shkruar nga Pamfleti
“Mijëra të vrarë”, Khamenei pranon masakrën
Ajatollah Ali Khamenei

Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei ka pranuar për herë të parë se mijëra njerëz janë vrarë në mënyrë çnjerëzore dhe të egër gjatë protestave të fundit në Iran.

Khamenei 'volli vrer' ndaj Donald Trump, duke e quajtur "kriminel" për mbështetjen e protestuesve. 

"Ne e konsiderojmë presidentin amerikan kriminel, për shkak të viktimave, dëmeve dhe akuzave kundër kombit iranian", tha ai.

Ajatollahu gjithashtu shtoi se protestat kishin lënë “disa mijëra njerëz të vdekur”. Ky është reagimi i parë i udhëheqësi iranian për shkallën e viktimave. 

Ai përsëriti një akuzë se SHBA-të kërkojnë dominim mbi burimet ekonomike dhe politike të Iranit.

Khamenei tha se presidenti amerikan u ka dërguar "një mesazh kryengritësve duke u thënë se do t'i mbështesë ata dhe do t'u ofrojë mbështetje ushtarake".

Ai gjithashtu i përshkroi protestuesit si "ushtarë këmbësorë" të SHBA-së dhe tha se ata kishin shkatërruar xhami dhe qendra arsimore.

Demonstratat shpërthyen më 28 dhjetor për shkak të vështirësive ekonomike brenda vendit, por shpejt u shndërruan në protesta të gjera që kërkonin fundin e sundimit klerikal.

Sipas Agjencisë së Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut (HRANA), me seli në SHBA, të paktën 3,090 persona kanë humbur jetën që nga fillimi. Informacionet e sakta mbeten të vështira për shkak të ndërprerjes pothuajse të plotë të internetit në vend.

Kujtojmë që presidenti amerikan  Donald Trump, u ka bërë thirrje protestuesve iranianë të vazhdojnë demonstratat dhe ka paralajmëruar për ndërhyrje ushtarake nëse vrasjet vazhdojnë.

Ndërkohë, SHBA-të dhe Mbretëria e Bashkuar kanë ulur përkohësisht numrin e personelit në bazën ajrore Al-Udeid në Katar, si masë paraprake në rast të një sulmi hakmarrës nga Irani.

ajatollah ali khamenei irani trump

Lini një Përgjigje