Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, e ka quajtur Presidentin e SHBA-së Donald Trump një “kriminel”.
Khamenei iu drejtua Trumpm duke i thënë se ai është përgjegjës për “vdekjet, dëmet dhe shpifjet që i shkaktoi popullit iranian” gjatë protestave të fundit.
“Kryengritja e fundit anti-iraniane ishte e ndryshme, pasi presidenti amerikan ishte i përfshirë personalisht”, tha Khamenei, sipas mediave iraniane.
Të paktën 3,428 persona janë vrarë që nga fillimi i protestave masive, fillimisht për shkak të kostos së jetesës, sipas OJQ-së me seli në Norvegji, Iran Human Rights (IHR).
Shifrat jozyrtare e kanë çuar numrin e të vdekurve në mbi 10,000.
Lini një Përgjigje