Grupi amerikan i shpëtimit “Grey Bull” ka publikuar një video të shkurtër që tregon se si e ndihmuan udhëheqësen e opozitës venezueliane Maria Corina Machado të arratisej nga vendi muajin e kaluar .
Machado u largua nga Venezuela në fillim të dhjetorit, pas gati një viti në fshehje, për të marrë Çmimin Nobel për Paqen në Norvegji. Ajo hipi në një varkë pranë brigjeve të Venezuelës dhe lundroi drejt një vendi takimi në Detin e Karaibeve.
Atje, ajo u mor nga themeluesi i Grey Bull dhe veterani i Forcave Speciale, Brian Stern, dhe ekipi i tij, të cilët po e prisnin në një varkë tjetër.
Videoja dy-minutëshe, e publikuar të premten, tregon momentin kur Machado mbërriti dhe hipi në varkën e dytë në mes të natës.
The rescue team that helped Venezuelan opposition leader María Corina Machado escape the country last month has released video of the rescue mission.
— CBS News (@CBSNews) January 17, 2026
Machado escaped Venezuela in December to accept her Nobel Peace Prize in Norway after spending nearly a year in hiding.
Bryan… pic.twitter.com/V02eN78IhE
Lini një Përgjigje