Ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se askush nuk mund të garantojë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të qëndrojnë në Aleancë, por është i bindur se duhet bërë gjithçka që është e mundur për të zvogëluar rrezikun e daljes së saj.
"Nuk mund të premtoj se SHBA-të do të qëndrojnë në NATO, askush nuk mundet. Megjithatë, jam i bindur se duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të zvogëluar rrezikun e largimit të SHBA-ve dhe se ne vetë jemi në pozicionin më të mirë të mundshëm për t'u përballur me të nëse ndodh", i tha ai gazetës Spiegel.
Stoltenberg shtoi se “marrëdhëniet me SHBA-në duhet të ndërtohen dhe kjo do të thotë se duhet të themi kur nuk jemi dakord me to”.
Lini një Përgjigje