TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Janar 2026, 17:37

Trump sulmon sërish NATO-n: Pa mua, Rusia do e kishte pushtuar të gjithë Ukrainën

Shkruar nga Pamfleti
Trump sulmon sërish NATO-n: Pa mua, Rusia do e kishte pushtuar të
Donald Trump

Në një deklaratë të gjatë dhe me tone krenarie personale, presidenti amerikan Donald Trump ka sulmuar aleancën transatlantike NATO dhe ka përforcuar pretendimet e tij për rolin vendimtar që ka pasur në forcimin e saj gjatë mandatit të tij të parë në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas Trump, përpara ndërhyrjes së tij, vendet anëtare të NATO-s nuk përmbushnin detyrimet e tyre financiare, duke lënë SHBA-në të mbulonte shumicën e kostove. “I mora në 5% të PBB-së, dhe tani paguajnë menjëherë,” shkruan Trump, duke pretenduar se kjo ishte e pamundur para tij, por ai ia doli sepse “të gjithë janë miqtë e mi”.

Më tej, ai pretendon se, pa ndërhyrjen e tij, “Rusia do të kishte gjithë Ukrainën tani”, duke u vetëkredituar si shpëtimtar i miliona jetëve dhe si njeriu që “vetëm” i dha fund tetë luftërave. I revoltuar, ai përmend edhe Norvegjinë, si anëtare të NATO-s, e cila “budallallëkisht” nuk ia dha Çmimin Nobel për Paqe – por siç thotë vetë Trump, “kjo nuk ka rëndësi”.

Duke vazhduar me ton kritik ndaj aleatëve të NATO-s, ai deklaron se Rusia dhe Kina “nuk kanë asnjë frikë nga NATO pa SHBA” dhe se ka dyshime serioze nëse NATO do të ndihmonte Amerikën në rast nevoje. Pavarësisht këtyre kritikave, Trump siguron se SHBA “do të jetë gjithmonë aty për NATO-n”, edhe nëse anasjelltas nuk ndodh.

Ai e mbyll deklaratën me një mesazh për forcën ushtarake amerikane: “Jam krenar që rindërtova ushtrinë tonë gjatë mandatit tim të parë dhe vazhdoj ta bëj. E vetmja fuqi që Rusia dhe Kina respektojnë është Amerika që unë rindërtova.”

Trump sulmon sërish NATO-n: Pa mua, Rusia do e kishte pushtuar të

trump nato

1 Komente

  1. T
    Tony

    Booo, cfare latyre!?

    Lini një Përgjigje