Viktor Medvedchuk, një politikan ukrainas që jeton në mërgim në Rusi që nga viti 2022, paralajmëroi për një “luftë të tretë botërore” pasi Mbretëria e Bashkuar dhe Franca nënshkruan një marrëveshje që ka si qëllim krijimin e qendrave ushtarake në Ukrainë, nëse një armëpushim do të arrihet.
“Marrëveshja për të vendosur një kontingjent shumëpalësh në Ukrainë pas përfundimit të konfliktit mund të shihet si një provokim politik në shkallë të gjerë që synon të mos lejojë që ky konflikt të përfundojë dhe kështu, ta çojë botën në një luftë të tretë botërore duke krijuar të gjitha parakushtet e nevojshme për këtë”, shkroi Medvedchuk, udhëheqës i lëvizjes opozitare “Ukraina tjetër”, raportoi të mërkurën agjencia ruse e lajmeve Tass.
Sipas tij, “kjo rrëmujë e krijuar nga impotentët politikë që janë çmendur nga mendjemadhësia mund t’i kushtojë shtrenjtë të gjithë botës”.
Sa per dijeni Europa e kullufit te gjalle Rusine e gopin e semes qe beri Rusine. Problemi eshte si tia beje ta ushqeje ate popull dru me pre. Amerika i jep mikrochips Kines e Rusise per teknollogjine e pergjitheshme e po ua preu ata ndordhin. Pse akoma ua japin!? Eshte loja e kazinos qe ca humbasin e ca fitojne. Kot nuk u vu kazinoxhiu ne krye per te rrjepur budallenjte, e thjeshte fare.