TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Janar 2026, 16:38

SHBA sekuestrojnë ‘Bela 1’ dhe ‘Sophia’, anijet cisternë që transportonin naftë; njëra prej tyre me flamur rus

Shkruar nga Pamfleti
SHBA sekuestrojnë ‘Bela 1’ dhe ‘Sophia’, anijet
Anija cisternë e sekuestruar nga SHBA

Marina e Shteteve të Bashkuara kanë sekuestruar dy cisterna, njëra prej të cilave me flamur rus, të lidhura me naftën venezueliane në Atlantikun e Veriut.

Kreu i sigurisë kombëtare të SHBA-së thotë se Roja Bregdetare e SHBA-së u ngjit në bordin e dy anijeve të "flotës fantazmë".

Më parë, disa avionë ushtarakë u drejtuan drejt anijes Marinera, në Atlantikun e Veriut. Pamjet e shpërndara nga mediat ruse tregojnë gjithashtu një helikopter afër asaj anijeje.

Për anijen Marinera, e njohur më parë si “Bela 1” kishte një urdhër sekuestroje të lëshuar më parë, me dyshimin se kishte kryer shkelje të sanksioneve të vendosura nga SHBA për transportimin e naftës iraniane.

Nisur nga kjo situatë, ‘Bela 1” ndryshoi emrin dhe u riregjistrua si një anije ruse.

SHBA sekuestrojnë ‘Bela 1’ dhe ‘Sophia’, anijet

Më parë ajo ishte e regjistruar nën flamurin e Guajanës.

Anijet u sekuestruan nën dyshimin e shkeljes së sanksioneve të vendosura nga SHBA-të dhe transportim të naftës iraniane, megjithëse historikisht është transportuar naftë bruto venezueliane.

Raportet e mëparshme thanë se Rusia kishte dërguar një nëndetëse dhe anije të tjera për të shoqëruar cisternën përtej Atlantikut.

Ministria ruse e Transportit thotë se "asnjë shtet nuk ka të drejtë të përdorë forcën kundër anijeve të regjistruara siç duhet në juridiksionet e vendeve të tjera".

Në reagim thuhet se forcat amerikane hipën në anijen “Marinera” rreth orës 15:00 sipas orës së Moskës, dhe më pas komunikimet me anijen humbën.

SHBA sekuestrojnë ‘Bela 1’ dhe ‘Sophia’, anijet

Më 24 dhjetor, Marinera mori një "leje të përkohshme" për të lundruar nën flamurin rus, shton Ministria.

Ndërkohë, sipas zyrtarëve amerikanë, Roja Bregdetare e SHBA-së vuri nën sekuestro dy anije cisterna të “flotës fantazmë” në një operacion “të koordinuar me kujdes”.

Sekretarja e Sigurisë Kombëtare Kristi Noem, tha se një anije ishte në Detin e Atlantikut të Veriut, ndërsa tjetra ishte në ujërat ndërkombëtare pranë Karaibeve. Operacionet u zhvilluan brenda pak orësh nga njëri-tjetri, shtoi ajo.

SHBA sekuestrojnë ‘Bela 1’ dhe ‘Sophia’, anijet

Marinera dhe Sophia, "ose ishin ankoruar për herë të fundit në Venezuelë ose ishin në rrugë drejt saj", shton Noem.

Sipas zyrtares së lartë amerikane, anija Marinera është përpjekur t’i “shmanget Rojës Bregdetare për javë të tëra.

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, në një postim në X, thotë se “bllokada e naftës së sanksionuar dhe të paligjshme venezueliane mbetet në efekt të plotë kudo në botë”.

Komanda Jugore e SHBA-së, në një njoftim, bëri të ditur se anija, një “cisternë motorike pa shtetësi dhe e sanksionuar e flotës së errët”, u kap në një operacion para agimit.

“Anija e ndaluar, M/T Sophia, po operonte në ujëra ndërkombëtare dhe po kryente aktivitete të paligjshme në Detin e Karaibeve. Roja Bregdetare e SHBA-së po shoqëron M/T Sophia në SHBA”, thuhet në njoftimin e ushtrisë. /Përshtatur nga BBC/

 

anije cisterna shba sekuestro

Lini një Përgjigje