Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka ashpërsuar retorikën ndaj kundërshtarëve të tij politikë, duke e cilësuar Partinë Demokratike si “armikun më të madh” të vendit.
Në një postim në platformën e tij “Truth Social”, Trump deklaroi se pas “shkatërrimit të Iranit”, kërcënimi kryesor për SHBA-të vjen nga brenda, duke iu referuar asaj që ai e quajti “Partia Demokratike e Majtë Radikale”.
“Tani, me vdekjen e Iranit, armiku më i madh që ka Amerika është Partia Demokratike e Majtë Radikale, tepër e paaftë,” shkroi ai, duke shtuar në fund: “Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje. President DJT”.
Deklarata përfaqëson një përshkallëzim të gjuhës politike të përdorur nga presidenti, i cili shpesh ka kritikuar opozitën për çështje të brendshme dhe të politikës së jashtme. Në këtë rast, ai lidh zhvillimet ndërkombëtare me rivalitetin politik të brendshëm.
Trump nuk ofroi detaje apo shpjegime të mëtejshme mbi deklaratën e tij për Iranin, ndërsa reagime nga përfaqësues të Partisë Demokratike nuk janë raportuar menjëherë.
Postimi pasqyron qëndrimin personal të presidentit dhe vjen në një moment tensionesh të larta si në politikën e jashtme, ashtu edhe në skenën e brendshme amerikane.
Ti je kapsolla dhe dinamiti qe do te shkaterroje SHBA-ne. Dhe vetem per ti'a lepire bythen CIFUTEVE,sepse te mbajne me dollar. Bylyzyket i ke gati sapo te dalesh si LEGEN nga Shtepia e Zeze.
Kujdes se mos I proven ti me pare byzylyket!????????