
Presidenti Donald Trump po nënshkruan raundin e tij të parë të urdhrave ekzekutive në Kapitolin e SHBA-së pasi u betua në detyrë.
Jason Miller, këshilltari i lartë i Tranzicionit Trump-Vance, i tha CNN të dielën se Trump do të finalizojë dhe nënshkruajë veprime ekzekutive në Kapitol pas inaugurimit, ndërsa të tjerat do të nënshkruhen gjatë paraqitjes së tij në skenë në Capital One Arena pak më vonë.
Trump do t'i nënshkruajë këto urdhra "jo në Shtëpinë e Bardhë, jo në hapësirën e ditëve dhe javëve, por sot, duke sjellë ndryshime të menjëhershme për Amerikën. Kjo do të jetë politika si performancë arti. Donald Trump po injekton një momentum të menjëhershëm në presidencën e tij.
Trump deklaroi në fjalimin e tij se në mënyrë të shpejtë dhe efikase do të zgjidhte çështjen e emigrantëve, gjinisë, taksave dhe më gjerë dhe mesa duket këtë po bën.
Aleatët e Donald Trump-it thanë se ai do ta fillojë mandatin e tij të dytë si president me një sërë urdhrash ekzekutivë të dizajnuar për të “tronditur dhe mahnitur” Amerikën.
Shtrëngimi i imigracionit, ndryshimi i politikave të kufirit të Presidentit Biden dhe zbatimi i tarifave të gjera janë ndër prioritetet e hershme të presidentit të ri, i cili pritet të nënshkruajë deri në 200 urdhra ekzekutivë në ditën e tij të parë në detyrë.
Megjithëse një mjet i fuqishëm, këto urdhra mund të sfidohen në gjykatë – duke ngritur mundësinë që ambiciet dhe planet e Trump-it të mos realizohen plotësisht.
Lini një Përgjigje