TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Janar 2025, 19:02

“Do të sjellim paqe në botë”, Trump zotohet të mbajë premtimin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë!

Shkruar nga Pamfleti

“Do të sjellim paqe në botë”, Trump zotohet të

Presidenti Donald Trump në fjalim e parë si president i 47-të i SHBA-ve, theksoi se do të mbante premtimin e tij për të sjellë paqen në botë.

Trump tha se SHBA-ja me fuqinë e saj, do të ketë mundësin t’i japë fund një herë e mirë të gjithë luftërave, duke nisur me atë në Ukrainë për të cilën ka thënë se do ta mbyllë brenda 24 orëve. 

“Mesazhi im për amerikanët është të veprojmë me kuraje. Do t’i japim fund epidemive, do i mbajmë fëmijët të shëndetshëm. SHBA do rrisë pasurinë, territoret, pritshmëritë dhe e çon flamurin tonë në horizonte të reja dhe të kemi misione për në planetin Mars. Ambicia është synimi i një vendi të madh. Vendi ynë është më ambicioz se çdo vend tjetër. Shumë njerëz nuk e besonin por ja ku jam sot, populli amerikan ka folur. Jam përpara jush, asgjë nuk është e pamundur, e pamundura në Amerikë është ajo që bëjmë më mirë.

Vendi ynë u ngrit nga gjenerata e patriotëve që dhanë gjithçka për të drejtat tona. Me ndihmën tuaj do punojmë për këtë komb që e duam kaq shumë. Çdo fëmijë që ëndërron për të ardhmen, jam me ju dhe do luftoj për ju. Do luftojmë si kurrë më parë. Gjatë viteve të fundit SHBA ka vuajtur shumë pore do e bëjmë një vend të madh.

Fuqia jonë do ti japë fund të gjithë luftërave. Amerika do të respektohet dhe do të adhurohet sërish. Do të luftojmë si kurrë më parë, nuk do mposhtemi, nuk do të intimidohemi. Nga sot SHBA do ecë me krenari dhe do ëndërrojmë në mënyrë kurajoze, e ardhmja është e jonë. Epoka e artë sapo ka filluar, Zoti e bekoftë Amerikën!”, përmbylli fjalimin e tij Donald Trump.

Lini një Përgjigje