
Donald Trump në fjalim e parë president i 47-të i SHBA-ve, premtoi se do të shkatërrojë kartelet e fuqishme të drogës në jug të vendit.
Ai paralajmëroi se do të bëjë gjithçka në fuqinë e tij, për të shfarosur një herë e mirë kartelet e Amerikës Latine. Trump theksoi se është i gatshëm të bëjë gjithçka për të mbrojtur SHBA-të.
“Do të çoj trupa në kufirin jugor për të punuar mbi këtë katastrofë që shkatërroi vendin, nën urdhrat që nënshkrova sot do të cilësoj kartelet si organizata terrorriste të huaja. Shpallja e karteleve organizata terroriste të huaja.
Dhe duke rivendosur aktin alien të 1788 ligji…. grupe të huaja terroriste kriminale që sjellin dëmtim në tokat tona. Si komandant në drejtim, nuk kam detyrë më të madhe sesa të mbroj vendin nga kërcënimet dhe pushtimet. Do ta bëj në një nivel që s’e ka bërë askush më parë, për katër vitet e ardhshme”, u shpreh Trump.
Lini një Përgjigje