TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Janar 2025, 18:21

Trump mban fjalimin e parë si President i SHBA: Epoka e artë fillon tani

Shkruar nga Pamfleti

Trump mban fjalimin e parë si President i SHBA: Epoka e artë fillon

Rrezet e diellit po derdhen në të gjithë botën dhe Amerika ka një mundësi ta shfrytëzojë këtë si kurrë më parë

Presidenti Donald Trump ka marrë zyrtarisht detyrën për herë të dytë.

"Unë thjesht do ta vendos Amerikën të parën", u shpreh Trump në fjalimin e parë si President i SHBA, duke theksuar “rënia e Amerikës përfundoi”.

Epoka e artë e Amerikës fillon tani. Nga kjo ditë vendi ynë do të lulëzojë dhe do të respektohet sërish në mbarë botën. Ne do të kemi zili të çdo kombi dhe nuk do të lejojmë që të na shfrytëzojnë më. Gjatë çdo dite të administratës Trump, thjesht do ta vendos Amerikën në vend të parë”, tha Trump në fjalimin e tij inaugurues.

Në vijim, Presidenti u shpreh se “prioriteti ynë i parë do të jetë krijimi i një kombi krenar, të begatë dhe të lirë. Amerika së shpejti do të jetë më e madhe, më e fortë dhe shumë më e jashtëzakonshme se kurrë”, shtoi ai.

Trump u shpreh se peshorja e drejtësisë do të ribalancohet. “Armatimi i egër, i dhunshëm dhe i padrejtë i Departamentit të Drejtësisë dhe qeverisë do të marrë fund”, tha Trump.

Dhe referuar atentatit në Pensilvani gjatë fushatës, Presidenti i 47 i SHBA tha se "jeta ime u shpëtua për një arsye: Zoti më shpëtoi për ta bërë Amerikën përsëri të madhe. 

Trump tha se do të shpallte një emergjencë kombëtare në kufirin jugor, siç bëri në vitin 2019. Ai gjithashtu tha se do të dërgonte trupa në kufirin jugor.

Trump në vitin 2019 përdori shpalljen e një emergjence kombëtare për të financuar ndërtimin e murit kufitar. Këtë herë ai dëshiron të shkojë më tej dhe të vendoset ushtarakisht brenda kufirit.

"Me besim dhe optimizëm, ne jemi në fillimin e një epoke të re emocionuese të suksesit kombëtar", shtoi ai, duke shtuar se "një valë ndryshimi po përfshin vendin".

Rrezet e diellit po derdhen në të gjithë botën dhe Amerika ka një mundësi ta shfrytëzojë këtë si kurrë më parë”, tha Trump. 

Trump akuza Biden: Paratë e taksapaguesve shkuan për të mbrojtur kufijtë e huaj, jo amerikanët

Donald Trump në fjalimin e parë si Presidenti i 47 i SHBA ka akuzuar administratën Biden se dha para të pakufizuara për të mbrojtur kufijtë e huaj, por refuzoi të mbronte amerikanët.

Trump kritikoi administratën në largim të Biden për sigurinë kufitare, duke thënë se “tani kemi një administratë që nuk mund të menaxhojë një krizë të thjeshtë në vend, ndërkohë që lëkundet në një listë të vazhdueshme të ngjarjeve katastrofike jashtë vendit”.

Ai nuk arrin të mbrojë qytetarët tanë të mrekullueshëm amerikanë, që i binden ligjit, por siguron azil dhe mbrojtje për kriminelët e rrezikshëm, shumë prej të cilëve vijnë nga burgje dhe institucione mendore që kanë hyrë ilegalisht në vendin tonë nga e gjithë bota

Ne kemi një administratë që ka dhënë fonde të pakufizuara për të mbrojtur kufijtë e huaj, por refuzon të mbrojë kufijtë e Amerikës ose, më e rëndësishmja, njerëzit e saj”, shtoi presidenti.

“Zoti më shpëtoi për një arsye”, Trump sjell në vëmendje vështirësitë e rrugëtimit drejt Presidencës! 

Donald Trump gjatë fjalimit të tij parë si president i 47-të i SHBA-ve në Kapitol, foli edhe për atentatet që iu bënë gjatë fushatës zgjedhore.

Ai deklaroi se ka kaluar shumë sprova gjatë këtyre katër viteve deri në atë pikë, theksoi ai, sa tentuan t’i marrin jetën, por që sipas tij, zoti e shpëtoi për ta bërë Amerikën të madhe sërish.

Zgjedhja ime së fundmi është një detyrë për ti dhënë vendin të gjitha padrejtësive dhe për ti kthyer njerëzve drejtësinë dhe lirinë e tyre. Në këto vite jam testuar dhe vënë në vështirësi më shumë se çdo president në historinë e Amerikës. Janë përpjekur edhe të më marrin jetën Jeta ime u shpëtua për një arsye nga zoti për ta bërë Amerikën sërish të madhe.

Prandaj çdo ditë në administratë do të punojmë për të tejkaluar çdo krizë më fuqi dhe forcë. Do të rikthejmë shpresën sigurinë dhe paqen për çdo qytetar amerikan. Sot është dita e lirisë.  Është shpresa ime që kjo presidencë do të kujtohet si më e madhe në historinë e vendit tonë. Fitorja jonë tregoi se populli është i bashkuar. Kemi marrë votën e miliona amerikanëve, dua t’ju falënderoj për dashurinë. Nuk do ta harroj këtë, e kam dëgjuar zërin tuaj”, u shpreh ndër të tjera Trump.

Trump paralajmëron emigrantët: Nga nesër, do largoheni nga SHBA-ja!

Ai u shpreh se nga sot do të firmoste disa urdhra, njëri prej tyre për të vendosur trupa në kufirin me Meksikën, për të mos lejuar më hyrje të paligjshme në vend. “E kam dëgjuar zërin tuaj në fushatë dhe mezi pres të punoj me ju në vitet e ardhshme. Sot është dita e Martin Luther King dhe sot do e bëjmë ëndrrën e tij realitet.

Uniteti kombëtar tani po kthehet në Amerikë. Administrata jonë do të kurorëzohet nga suksesi i jashtëzakonshëm. Ne nuk do e harrojmë Perëndinë tonë. Faleminderit Zot. Sot do të nënshkruaj disa urdhra ekzekutiv. Me këto veprime do të nisim një revolucion.

Së pari do të miratoj një emergjencë kombëtare në jug të kufirit tonë. Të gjithë hyrjet e paligjshme do të ndalohen dhe do të rikthejmë miliona emigrantë të paligjshëm që ndodhen në vendin tonë. Do të vendos trupa në kufirin jugor për t’u përballur me pushtimin katastrofik të vendit tonë”, u shpreh Trump.

Trump: Do i ndryshojmë emrin Gjirit të Meksikës, jemi kombi më i madh në Tokë

Pas pak do të ndryshojmë emrin e Gjirit të Meksikës në Gjirin e Amerikës, tha Donald Trump, në fjalimin e parë si Presidenti i 47-të i SHBA.

"Amerika do të kërkojë vendin e saj të merituar si kombi më i madh, më i fortë dhe më i respektuar në Tokë - duke frymëzuar frikën dhe admirimin e të gjithë botës. Jo shumë kohë nga tani, ne do të ndryshojmë emrin e Gjirit të Meksikës në Gjirin e Amerikës”, tha Trump.

Trump mesazh të fuqishëm karteleve nga Amerika Latine: Do shpallen organizata terroriste!

Donald Trump në fjalim e parë president i 47-të i SHBA-ve, premtoi se do të shkatërrojë kartelet e fuqishme të drogës në jug të vendit.

Ai paralajmëroi se do të bëjë gjithçka në fuqinë e tij, për të shfarosur një herë e mirë kartelet e Amerikës Latine. Trump theksoi se është i gatshëm të bëjë gjithçka për të mbrojtur SHBA-të.

Do të çoj trupa në kufirin jugor për të punuar mbi këtë katastrofë që shkatërroi vendin, nën urdhrat që nënshkrova sot do të cilësoj kartelet si organizata terrorriste të huaja. Shpallja e karteleve organizata terroriste të huaja. Dhe duke rivendosur aktin alien të 1788 ligji…. grupe të huaja terroriste kriminale që sjellin dëmtim në tokat tona. Si komandant në drejtim, nuk kam detyrë më të madhe sesa të mbroj vendin nga kërcënimet dhe pushtimet. Do ta bëj në një nivel që s’e ka bërë askush më parë, për katër vitet e ardhshme”, u shpreh Trump.

“Nga sot ka vetëm dy gjini, femër dhe mashkull”, Trump: Nuk ka racizëm, vetëm meritë

"Do ndihmojmë familjet amerikane, jo ti taksojmë. Do taksojmë vendet e tjera për të ndihmuar familjen amerikane. Ëndrra amerikane do rikthehet sërish, administrata ime do vendos një departament të ri për efikasitetin e qeverisjes. Pas kaq shumë vitesh përpjekjesh të paligjshme kundër lirisë së shprehjes do të shkruaj një ligj për ti dhënë fund censurës dhe për të kthyer lirinë e fjalës në Amerikë.

Nuk do të përdorim kurrë pushtetin për të luftuar kundërshtarin nuk do ndodhë kurrë në lidershipin tim. Do të kthejmë ligjin dhe rendin. Do të forcojmë një shoqëri që i jep fund racizmit dhe bazohet te merita. Nga sot do të kemi parasysh, do të kemi dy gjini mashkull dhe femër”, u shpreh Trump.

Lini një Përgjigje