
Pas pak do të ndryshojmë emrin e Gjirit të Meksikës në Gjirin e Amerikës, tha Donald Trump, në fjalimin e parë si Presidenti i 47-të i SHBA.
"Amerika do të kërkojë vendin e saj të merituar si kombi më i madh, më i fortë dhe më i respektuar në Tokë - duke frymëzuar frikën dhe admirimin e të gjithë botës.
Jo shumë kohë nga tani, ne do të ndryshojmë emrin e Gjirit të Meksikës në Gjirin e Amerikës”, tha Trump.
Tarifa ndaj vendeve të huaja për të pasuruar qytetarët tanë
Trump zbuloi gjithashtu planin për të ashtuquajturin Shërbimi i të Ardhurave të Jashtme , një plan për të mbledhur tarifa nga "burime të huaja".
“Ne do të tarifojmë dhe tatojmë vendet e huaja për të pasuruar qytetarët tanë”, tha Trump.
Ai shtoi se “për këtë, ne po krijojmë Shërbimin e të Ardhurave të Jashtme për të mbledhur të gjitha detyrimet dhe të hyrat.
Ai shtoi se kjo do të sillte "shuma të mëdha parash" në arkat e vendit "të ardhura nga burime të huaja".
Lini një Përgjigje