TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Maj 2026, 16:35

Trump nuk i reziston dot ritmit të "YMCA": Melania e urren kur unë kërcej (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Trump nuk i reziston dot ritmit të "YMCA": Melania e urren kur
Trump duke kërcyer

Me tone humoristike dhe batuta, Donald Trump ndau një episod nga jeta e tij personale, duke zbuluar se bashkëshortja e tij, Melania, nuk e pëlqen aspak mënyrën si ai kërcen nën ritmet e këngës “YMCA”.

Gjatë një fjalimi në Florida, ai tregoi se vallëzimi i tij karakteristik, me grushta të shtrënguara, nuk i duket i përshtatshëm zonjës së parë. “Më thotë: ‘i dashur, të lutem mos kërce, nuk i shkon një presidenti’”, rrëfeu Trump, duke theksuar se Melania është “një grua shumë elegante”.

Megjithatë, ai nuk duket i gatshëm të heqë dorë. Me stilin e tij të zakonshëm, Trump shtoi: “Ndoshta nuk i shkon një presidenti, por unë jam 20 pikë përpara në sondazhe”.

Ai madje pretendoi se ka ndikuar edhe në suksesin e këngës “YMCA”, duke thënë se ajo arriti vendin e parë në klasifikime shumë vite pas publikimit.

Menjëherë pas fjalimit, Trump nuk humbi rastin të kërcejë sërish, duke shtuar edhe një lëvizje në stilin e golfit.

Sipas ABC Neës, gjatë vitit 2024 ai e ka përfunduar më shumë se 110 tubime elektorale me këtë këngë dhe vallëzim, që tashmë është bërë pjesë e imazhit të tij publik.

trump kercim melania

Lini një Përgjigje