TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Maj 2026, 15:20

Pamje tronditëse nga Irani, 6 burra këndojnë para se të varen në litar nga regjimi (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Pamje tronditëse nga Irani, 6 burra këndojnë para se të
Iranianët duke kënduar pak para vdekjes

Disa pamje tronditëse që pretendohet se janë regjistruar brenda burgut famëkeq Ghezal Hesar në Iran po bëjnë bujë në rrjetet sociale, pasi tregojnë gjashtë burra të dënuar me vdekje që këndojnë pak para se të dërgohen në varje.

Në video, burrat qëndrojnë të palëkundur dhe këndojnë me zë të lartë një këngë me përmbajtje kundër regjimit, në atë që paraqitet si një akt i fundit sfidues. Sipas raportimeve, ata janë ekzekutuar për veprime kundër autoriteteve iraniane.

Vargjet e këngës janë të drejtpërdrejta dhe politike: “Kundërshtari yt qëndron tani përballë teje, i forcuar në flakë. Unë jam besimi, jam kryengritja, me besim zë vendin tim. Jam betuar në gjakun tim, froni i tiranit do të shembet”.

iran vdekje kenge

Lini një Përgjigje