Kandidati republikan për President të SHBA-ve, Donald Trump ka sulmuar sërish Presidentin Joe Biden, pas tërheqjes së tij nga gara presidenciale e nëntorit.
Në një reagim në platformën e tij “Truth Social”, trump shkruan se nesër, Joe Biden do të harrojë që ëhstë tërhequr nga gara.
“Nuk ka mbaruar! Nesër, Joe Biden do të zgjohet dhe do të harrojë që u largua nga gara!”

Më herët, Trump bëri thirrje gjithashtu që Partia Republikane të “rimbursohet për mashtrim” dhe shtoi se debati i ardhshëm televiziv duhet të mbahet në Fox Neës, në vend të ABC.
Presidenti Joe Biden është tërhequr ditën e djeshme (21 Korrik) nga gara për Shtëpinë e Bardhë në SHBA.
Biden i ka dhënë fund fushatës së rizgjedhjes së tij si President, duke thënë se “është në interesin më të mirë të partisë sime dhe të vendit”.
Në letrën e tij të tërheqjes, Biden ka thënë se SHBA nuk ka qenë kurrë më mirë e pozicionuar për të udhëhequr botën sesa sot.Kjo lëvizje e Biden vjen pas kritikave të shumta që ai mori nga demokratët pas debatit të parë presidencial me kundërshtarin e tij republikan, Donald Trump.
Lini një Përgjigje