TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Korrik 2024, 07:42

"Panik"/ Time “godet” me kopertinën e saj pas dorëheqjes së Joe Biden

Shkruar nga Pamfleti
"Panik"/ Time “godet” me kopertinën e saj pas
Kamala Harris dhe Joe Biden

Me një kopertinë të 'kuqe flakë', revista Time ka komentuar tërheqjen e Joe Biden nga gara për presidencën dhe kandidaturën e Kamala Harris.

Në foto shfaqet ish-presidenti teksa largohet, ku pamja e tij mezi duket, e ndërsa nga e mjaft është nënkryetarja Harris, që tashmë rreth saj mblidhen gjithnjë e më shumë demokratë.

Ato sjellin në vëmendje edhe kopertinën e bërë në qershor, ku shfaqet Bide, e ku shkruhet “panik”. Tashmë, paniku qëndron ende mes demokratëve, megjithatë mbetet për t’u parë se si do të shkojë fushata zgjedhore e tyre për një Donald Trump, i cili ka fituar jo pak pikë që pas atentatit të dështuar të tyre.

Ndërkohë Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, ka thënë se është e nderuar që gëzon mbështetjen e presidentit aktual, Joe Biden për t’i hyrë garës presidenciale të nëntorit dhe që synon fitoren.“Do të bëj gjithçka që mundem për të bashkuar Partinë Demokratike – për të bashkuar kombin tonë – për të mposhtur Donald Trumpin dhe agjendën e tij ekstreme Projekti 2025”, ka thënë Harris përmes një deklarate.

“I kemi 107 ditë deri në ditën e zgjedhjeve. Së bashku do të luftojmë. Dhe së bashku do të fitojmë”, ka shtuar ajo.

Ajo e ka bërë këtë deklaratë, pak pasi Biden ka thënë se beson që tërheqja e tij nga gara është në të mirë të Shteteve të Bashkuara.

Ky vendim vjen pas thirrjeve në rritje për largim të Bidenit nga gara për zgjedhjet e nëntorit, sidomos pas një debati që ka zhvilluar me kandidatin e republikanëve për president, Donald Trump, në të cilin nuk ka pasur performancë të mirë.

“Ka qenë nderi më i madh i jetës sime që të shërbej si president”, ka thënë Biden, duke paralajmëruar që do të flasë më shumë gjatë javës lidhur me këtë vendim.

kamala harris joe biden

Lini një Përgjigje