TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Korrik 2024, 07:10

Tërheqja e Joe Biden nga gara presidenciale, vjen reagimi i parë nga Moska

Shkruar nga Pamfleti
Tërheqja e Joe Biden nga gara presidenciale, vjen reagimi i parë nga
Joe Biden

Lidhur me tërheqjen e Joe Biden nga gara presidenciale ka reaguar edhe Kremlini. Zëdhënësi i presidentit Putin, Dmitry Peskov kujtoi një deklaratë të Putinit pak kohë më parë se kandidati Biden ishte i preferuar për Rusinë.

Por shton ai ‘kanë mbetur edhe 4 muaj deri në zgjedhje dhe kjo është një periudhë e gjatë, ku mund të ndryshojnë shumë gjëra.

Duhet të jemi të durueshëm dhe të monitorojmë me kujdes se çfarë do të ndodh më pas. Prioriteti ynë është arritja e objektivave të Operacionit Special Ushtarak’.

Joe Biden, që rikandidonte për një mandat të dytë si President i Amerikës, thotë se tërheqja e tij nga gara është në interesin më të mirë të vendit dhe partisë së tij.

“Edhe pse kisha si qëllim të rizgjidhesha, besoj se është në interesin më të mirë të partisë dhe të vendit që të tërhiqem nga gara dhe të fokusohem vetëm në detyrat e mia si President për pjesën e mbetur të mandatit presidencial”, shkruan ndër të tjera Joe Biden në letrën e tij.

joe biden moscow

Lini një Përgjigje