TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Korrik 2024, 22:00

Zgjedhja e zëvendësuesit të Biden, kryetari i Partisë Demokratike: Do të zhvillojmë një  proces transparent dhe të rregullt!

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhja e zëvendësuesit të Biden, kryetari i Partisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Jamie Harrison ka garantuar një proces transparent dhe të rregullt për të gjetur kandidatin e ri presidencial që do të zëvendësoj Biden.

Të gjithë sytë së shpejti do të jenë te kryetari i partisë Jamie Harrison, ndërsa demokratët përpiqen të gjejnë një pretendent të ri presidencial pas daljes së Joe Biden nga gara më pak se katër muaj para ditës së zgjedhjeve.

Biden nuk ishte emëruar zyrtarisht, por kishte delegatët e nevojshëm pasi fitoi çdo shtet në zgjedhjet paraprake. Në një deklaratë, Harrison pranoi se partia ishte në një situatë "të paprecedentë", por shtoi se do të punojë për të emëruar një kandidat tjetër, pa përmendur emra apo detaje.

Puna që duhet të bëjmë tani, edhe pse e paprecedentë, është e qartë. Në ditët në vijim, Partia do të ndërmarrë një proces transparent dhe të rregullt për të ecur përpara si një Parti Demokratike e bashkuar me një kandidat që mund të mposhtë Donald Trump në nëntor. Ky proces do të udhëhiqet nga rregullat dhe procedurat e përcaktuara të Partisë. Delegatët tanë janë të përgatitur të marrin seriozisht përgjegjësinë e tyre në dorëzimin e shpejtë të një kandidati për popullin amerikan.

Demokratët janë të përgatitur dhe të bashkuar në vendosmërinë tonë për të fituar në nëntor. Ndërsa ne ecim përpara për të zgjedhur zyrtarisht kandidatin e Partisë sonë, vlerat tona si demokratë mbeten të njëjta – ulja e kostove, rivendosja e lirisë, mbrojtja e të drejtave të të gjithë njerëzve dhe shpëtimi i demokracisë sonë nga kërcënimi i diktaturës. Ne kemi dhe do të vazhdojmë t'ia paraqesim këtë rast popullit amerikan.

Me pak fjalë, populli amerikan do të dëgjojë nga Partia Demokratike për hapat e ardhshëm dhe rrugën përpara për procesin e emërimit”, tha ai.

Lini një Përgjigje