TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Janar 2026, 17:06

Trump kërcënon Britaninë dhe Europën: Duhet të ndryshojnë sjellje, ose gjëra të këqija do të ndodhin!

Shkruar nga Pamfleti
Trump kërcënon Britaninë dhe Europën: Duhet të
Donald Trump

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump pas fjalës që mbajti në Forumin Ekonomik të Davosit, teksa foli për gazetarët, lëshoi një kërcënim ndaj Europës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Trump tha para gezatarëve në Davos se gjëra të këqija do t'i ndodhin Evropës dhe Mbretërisë së Bashkuar nëse ndryshojnë sjellje.

“Ata duhet të ndryshojnë sjelljen e tyre. Midis imigracionit dhe energjisë, nëse ato nuk ndryshojnë, do të ndodhin gjëra të këqija”, tha Trump, teksa iu përgjigj pyetjes së gazetarit britanik se përse po tregonte mungesë respekti ndaj Europës.

Kujtojmë se më herë, gjatë fjalimit të tij në Forumin e ‘Davos’-it, Trump i’u drejtua Danimarkës dhe Europës duke thënë se ata kanë dy opsione, t’i falin Groenlandën dhe SHBA-ja do të jetë falenderuese ndaj tyre, ose të refuzojnë një gjë të tillë dhe ata do ta mbajnë mend këtë gjë.

"Ne duam një copë akulli për mbrojtjen e botës, dhe ata [Danimarka] nuk do ta japin. Ne kurrë nuk kemi kërkuar asgjë tjetër. Mund ta kishim mbajtur atë copë tokë, por nuk e bëmë. Ata kanë një zgjedhje, ju mund të thoni po, dhe ne do t'ju jemi shumë mirënjohës. Ose mund të thoni jo, dhe ne do ta kujtojmë këtë", tha Trump, teksa shtoi se një Amerikë e fortë dhe e sigurt do të thotë një NATO e fortë.

trump europa kërcënim

Lini një Përgjigje