TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Prill 2026, 17:14

Trump kërcënoi se do hidhte në erë urat dhe termocentralet, Irani aktivizon “zinxhirët njerëzorë”!

Shkruar nga Pamfleti
Trump kërcënoi se do hidhte në erë urat dhe termocentralet,
Iranianët mblidhen në një urë në Ahwaz

Qytetarët iranianë janë mbledhur pranë objekteve të rëndësishme infrastrukturore, përfshirë ura dhe termocentrale, sipas pamjeve të publikuara nga media shtetërore iraniane, pas kërcënimit të presidentit Donald Trump. 

Zhvillimi vjen pas deklaratave të një zyrtari iranian, i cili sugjeroi që të rinjtë të formojnë “zinxhirë njerëzorë” rreth pikave kyçe që mund të konsiderohen objektiva të mundshme të sulmeve nga SHBA-ja dhe Izraeli.

Një pamjet e shpërndara nga agjencia e lajmeve Fars tregon një grup njerëzish që mbajnë një flamur të madh iranian mbi urën Pol Sefid në qytetin Ahvaz, në jugperëndim të vendit. Pamje të tjera, po sipas Fars, paraqesin një “zinxhir studentësh” në Urën historike të Vjetër në Dezful.

Trump kërcënoi se do hidhte në erë urat dhe termocentralet,

Fotografitë e publikuara nga e njëjta media tregojnë gjithashtu qytetarë të mbledhur jashtë termocentralit Shahid Rajaee pranë Teheranit dhe një grup tjetër me pankarta jashtë një termocentrali në Tabriz, në veri të Iranit.

Trump kërcënoi se do hidhte në erë urat dhe termocentralet,
Njerëzit mblidhen jashtë një termocentrali pranë Teheranit

Megjithatë, mbetet e paqartë nëse këto tubime janë të koordinuara në nivel kombëtar apo nëse lidhen drejtpërdrejt me thirrjen e zyrtarit për krijimin e “zinxhirëve njerëzorë”.

irani trump kercenim

Lini një Përgjigje