Kryeministri izraelit pretendon se ushtria ka shënjestruar infrastrukturë strategjike dhe mjete ajrore të lidhura me forcat iraniane
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se ushtria izraelite ka ndërmarrë sulme ndaj infrastrukturës në Iran, duke goditur linja hekurudhore dhe ura që, sipas tij, përdoreshin nga Garda Revolucionare.
Në një mesazh televiziv, Netanyahu theksoi se objektivat e goditura kishin rëndësi strategjike për lëvizjen dhe operacionet e kësaj force ushtarake iraniane. Ai pretendoi se këto struktura shërbenin për transport dhe logjistikë të Gardës Revolucionare.
Sipas tij, sulmet nuk janë ndalur vetëm te infrastruktura tokësore. Netanyahu shtoi se një ditë më parë, ushtria izraelite ka “shkatërruar avionë transporti dhe dhjetëra helikopterë”, të cilët, sipas pretendimit të tij, përdoreshin gjithashtu nga Garda Revolucionare.
Deklaratat e kryeministrit izraelit nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur, ndërsa nuk ka ende një reagim zyrtar nga autoritetet iraniane lidhur me këto pretendime.
Prime Minister's Office,
— CEO (Shoshana) SIA Media And Consulting (@aras_shoshana) April 7, 2026
Prime Minister Benjamin Netanyahu: “We are fighting the terrorist regime in Iran with increasing force. Yesterday we destroyed transport planes and dozens of helicopters, and today we attacked railway lines and bridges used by the Revolutionary Guard.” pic.twitter.com/6BcExJ2ZH3
Lini një Përgjigje