Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është filmuar duke fjetur gjatë ndeshjes së tretë të finales së NBA-së, e cila u zhvillua të hënën në mbrëmje në Madison Square Garden.
Pamje që po qarkullojnë gjerësisht në rrjetet sociale kanë bërë që disa përdorues të pretendojnë se presidenti është parë duke dremitur në lozhën private ku po ndiqte takimin, në shoqërinë e pronarit të New York Knicks, James Dolan.
Ngjarja ka gjeneruar reagime të shumta në internet, ndërsa kritikët kanë rikthyer në vëmendje pretendimet e mëhershme për përgjumjen e Trump gjatë aktiviteteve publike, duke e etiketuar shpesh me nofkën “Commander-in-Sleep”.
Grupi aktivist anti-Trump “Lincoln Project” e ironizoi praninë e tij në ndeshje, duke e quajtur “dremitja më e shtrenjtë e financuar nga taksapaguesit”.
Komentet nuk përfunduan aty. Përdorues të tjerë në rrjetet sociale kritikuan gjithashtu deklaratat e mëparshme të presidentit, i cili kishte sugjeruar se tifozët që nuk mund të përballonin çmimet e larta të biletave, mund ta ndiqnin ndeshjen nga televizori.
DONALD TRUMP HAS FALLEN ASLEEP IN MADISON SQUARE GARDEN WATCHING THE NBA FINALS ???????????? pic.twitter.com/svVdqC2u37
— Hater Report (@HaterReport) June 9, 2026
Keta duket sikur i ka zene te gjithe gjumi.