Presidenti amerikan e cilëson shpëtimin e dy ushtarakëve si vendim të rrezikshëm, por të domosdoshëm
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump gjatë konferencës për shtyp ka vlerësuar operacionin për shpëtimin e dy ushtarakëve amerikanë të rrëzuar me një avion F-15 në Iran, duke e cilësuar atë si “shumë historik”.
Trump theksoi se ndërhyrja ishte një “vendim i vështirë për t’u marrë”, duke nënvizuar parimin se Shtetet e Bashkuara nuk braktisin qytetarët e tyre në zona konflikti.
Ai paralajmëroi për rrezikun e lartë të operacionit, duke deklaruar se ekzistonte mundësia që numri i viktimave të ishte shumë më i madh.
Sipas tij, ekipet e shpëtimit u përballën me “zjarr shumë të rëndë armik”, ndërsa një nga helikopterët u godit nga plumbat gjatë ndërhyrjes.
Deklaratat e presidentit vijnë në një moment tensioni të shtuar në rajon, ndërsa operacionet ushtarake dhe incidentet në terren vazhdojnë të komplikojnë situatën.
Nderim e respekt per djemte trima bij nenash Amerikane, qe me aftesine e tyre shpetuan vellezerit e tyre. Po qe per kete garip llamarine, qe ben vetem zhurme, familjet e piloteve do qanin sot.