TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Prill 2026, 18:20

Emiratet paralajmërojnë: Hormuzi “vijë e kuqe” në çdo marrëveshje SHBA-Iran!

Shkruar nga Pamfleti

Emiratet paralajmërojnë: Hormuzi “vijë e kuqe”

Këshilltari diplomatik i presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Anwar Gargash deklaroi se çdo marrëveshje për përfundimin e konfliktit mes SHBA-së dhe Iranit duhet të garantojë lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit.

Ai theksoi rëndësinë strategjike të kësaj rruge detare për ekonominë globale, duke paralajmëruar se siguria e saj nuk mund të përdoret si mjet presioni. “Ngushtica e Hormuzit nuk mund të mbahet peng nga asnjë vend”, deklaroi Gargash.

Sipas tij, çdo zgjidhje duhet të përfshijë në mënyrë të qartë garantimin e aksesit në këtë arterie kyçe të naftës. “Liria e lundrimit përmes saj duhet të jetë pjesë integrale e çdo marrëveshjeje”, u shpreh ai.

Gjithashtu, zyrtari i lartë i Emirateve paralajmëroi për pasojat e një marrëveshjeje të pjesshme. Ai theksoi se një armëpushim që nuk adreson programin bërthamor të Iranit, si dhe zhvillimin e raketave dhe dronëve, mund të përkeqësojë situatën në rajon.

“Një marrëveshje e tillë do të çonte drejt një Lindjeje të Mesme më të rrezikshme dhe më të paqëndrueshme”, tha Gargash.

Këshilltari diplomatik shtoi se Emiratet mbështesin përfundimin e luftës, por jo në kurriz të sigurisë afatgjatë. “Ne nuk duam të shohim përshkallëzim të mëtejshëm”, deklaroi ai, duke theksuar se një armëpushim duhet të trajtojë shkaqet kryesore të konfliktit.

Sipas tij, këto përfshijnë veçanërisht aktivitetet ushtarake të Iranit në rajon. “Nuk duam një armëpushim që nuk adreson çështjet kryesore… veçanërisht programin bërthamor, raketat dhe dronët që vazhdojnë të bien mbi ne dhe mbi vendet e tjera”, u shpreh Gargash.

donald trump

Lini një Përgjigje