Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka deklaruar se nuk i interesojnë zgjedhjet e mesit të mandatit, por gjithsesi ato mund të jenë një kartë e rëndësishme për Iranin. Trump tha se Irani mendon se zgjedhjet e ardhshme të mesit të mandatit u japin atyre ndikim mbi SHBA-në, por sipas presidentit amerikan ata gabohen.
"Ata menduan se do të më prisnin më gjatë. E dini, ne do ta presim më gjatë se ai, ai i ka zgjedhjet e mesit të mandatit. Nuk më interesojnë zgjedhjet e mesit të mandatit", deklaroi Trump.
Pushteti i Trumpit mbi Partinë Republikane është i padiskutueshëm në këtë pikë. Por kjo nuk përkthehet pa probleme në fitore në ato zgjedhje të nëntorit dhe madje shumë republikanë janë të shqetësuar se mos reputacioni i Trump do ta rrëzojë partinë.
-Çfarë janë zgjedhjet e mesit të mandatit?
Zgjedhjet e mesit të mandatit zhvillohen në mes të çdo mandati presidencial katërvjeçar dhe u ofrojnë votuesve në të gjithë vendin një shans për të vendosur se kush e kontrollon Kongresin.
Kongresi përbëhet nga dy dhoma, Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve. Aktualisht, republikanët e Trump kontrollojnë të dyja dhomat e parlamentit, sigurisht, së bashku me Shtëpinë e Bardhë. Kështu që Trump është i plotfuqishëm. Por zgjedhjet e mesmandatit mund ta ndryshojnë këtë nëse republikanët humbasin njërën ose edhe të dyja dhomat ndaj demokratëve. Dhe kjo mund të jetë ajo mbi të cilën po mbështet Irani.
Lini një Përgjigje