TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Maj 2026, 19:03

“Fuck Trump”/ Korrieri në SHBA bëhet viral, tallet me agjentët e emigracionit dhe u ikën nga duart me biçikletë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Fuck Trump”/ Korrieri në SHBA bëhet viral, tallet me

Një korrier ushqimesh në Çikago u përfshi në një ndjekje të pazakontë me agjentët e Doganës dhe Mbrojtjes Kufitare të SHBA-së (CBP), pasi i provokoi duke bërtitur slogane kundër Donald Trump dhe duke deklaruar se “nuk jam shtetas amerikan”.

Ngjarja, e filmuar dhe e shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, tregon burrin mbi biçikletë teksa largohet me shpejtësi ndërsa disa agjentë federalë e ndjekin në këmbë dhe me automjete.

Sipas mediave amerikane, korrieri kishte bërtitur “f*** Trump” dhe “nuk jam amerikan”, çka duket se shkaktoi reagimin e menjëhershëm të agjentëve. Megjithatë, ai arriti të largohej pa u ndaluar.

Pamjet kanë rikthyer debatet mbi metodat agresive të përdorura nga CBP dhe agjencitë federale amerikane gjatë operacioneve në terren, sidomos ndaj emigrantëve dhe personave pa dokumente.

Në vitet e fundit, operacionet e këtyre forcave janë shoqëruar me polemika të shumta në SHBA, pasi në disa raste ndërhyrjet janë kthyer në skena tensioni dhe dhune, madje edhe me viktima. Organizatat për të drejtat e njeriut kanë akuzuar vazhdimisht autoritetet federale për përdorim të tepruar të forcës dhe ndjekje agresive gjatë kontrolleve ndaj emigrantëve.

shba emigracioni

Lini një Përgjigje