TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota31 Maj 2026, 12:11

Tjetër tërmet në Greqi, lëkundjet shkaktojnë panik te banorët

Shkruar nga Pamfleti
Tjetër tërmet në Greqi, lëkundjet shkaktojnë panik te
Foto ilustrim

Greqia është goditur sërish nga një tërmet, i cili ka shkaktuar shqetësim dhe panik te banorët e zonës, por pa pasoja në njerëz.

Lëkundjet sizmike me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter u regjistruan mesditën e së dielës në zonën perëndimore të ishullit Kasos.

Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit është lokalizuar rreth 20 kilometra në perëndim të Kasosit, ndërsa thellësia fokale është vlerësuar në 10 kilometra.

Deri më tani nuk raportohen persona të lënduar nga lëkundjet, ndërsa autoritetet po verifikojnë nëse ka dëme materiale. Megjithatë, tërmeti ka shkaktuar momente paniku te banorët e zonës.

Tjetër tërmet në Greqi, lëkundjet shkaktojnë panik te

Lini një Përgjigje