
Autoritetet greke arrestuan një kandidat për eurodeputet në rajonin e Rodopës në Greqi, pasi dyshohet se ai po shpërndante fletë votimi të shënuara me emrin e tij për partinë që përfaqëson.
Ai kandidonte nën siglën e partisë minoritare Partia e Barazisë, Paqes dhe Miqësisë (KIEF/DEB). Ngjarja ka ndodhur jashtë qendrës së votimit në Myrtiski sot në mesditë. Bëhet fjalë për zonën ku banojnë myslimanët e Trakës, ndërsa ende nuk është bërë publik emri i tij.
Nuk dihet se sa fletë të shënuara kishte arritur të hidhte kandidati, nëpërmjet qytetarëve në kutitë e votimit. Pas arrestimit ai është dërguar në polici dhe më pas nesër do të paraqitet në prokurori.
Lini një Përgjigje