
Një Aeroplan është rrëzuar në Pisa të Italisë, pranë aeroportit Toscana Flight, ku si pasojë kanë humbur jetën dy persona. Dy viktimat janë Paolo Fagiolini di Ponsacco, 59 vjeç dhe Riccardo Montanari, 41 vjeç.
Aeroplani u rrëzua gjatë fazës së uljes, rreth orës 11:30 të mëngjesit të sotëm. Një ekip i zjarrfikësve të Pisës ndërhyri në vendngjarje. Kur mbërritën forcat shpëtimtare, nuk kishte shpresa për të shpëtuar dy pasagjerët e avionit të vogël.
Sakaq, forcat e policisë ndodhen në vendngjarje për hetime të mëtejshme.
Lini një Përgjigje