
Një zyrtar egjiptian tha se operacioni i sigurisë i Izraelit në kampin e refugjatëve Nuseirat në Gaza do të ketë një “efekt negativ” te negociatat për t’i dhënë fund luftës.
“Kjo nuk do të jetë e lehtë”, u shpreh ai.
Izraeli bombardoi me sulme Gazën qendrore ndërsa kryente operacionin për të shpëtuar katër pengje, duke vrarë më shumë se 200 palestinezë dhe duke plagosur shumë të tjerë.
Egjipti së bashku me Katarin ndihmuan në koordinimin e negociatave midis Izraelit dhe Hamasit. Javën e kaluar, Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken mbajti një sërë thirrjesh me aleatët kryesorë në Lindjen e Mesme, si pjesë e një fushate urgjente për të shtyrë Hamasin drejt pranimit të armëpushimit të fundit izraelit dhe propozimit të pengjeve që do të ndalonte luftimet në Gaza.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller njoftoi se pritet që Blinken të udhëtojë në Lindjen e Mesme këtë javë, teksa do vizitojë Egjiptin, Izraelin, Jordaninë dhe Katarin për të diskutuar me partnerët nevojën për të arritur një marrëveshje armëpushimi që siguron lirimin e të gjithë pengjeve.
Lini një Përgjigje