TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Qershor 2024, 11:00

Pamjet e rralla të vajzave të Putinit; pse presidenti rus nuk flet kurrë për to

Shkruar nga Pamfleti

Pamjet e rralla të vajzave të Putinit; pse presidenti rus nuk flet

Në kuadrin e sekretit që rrethon jetën e presidentit rus, dihet pak për dy vajzat e tij, të cilat rrallë dalin publikisht. 

Vladimir Putin i mban shumë private detajet e jetës së tij familjare dhe nuk i ka konfirmuar asnjëherë detajet e vajzave të tij, për të cilat është kufizuar të deklarojë se janë shkencëtarë dhe i kanë dhënë nipër. 

Në një moment të rrallë, 39-vjeçarja Maria Vorontsova dhe 37-vjeçarja Katerina Tikhonova morën pjesë dje në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg. 

Tikhonova, një shefe e një kompanie teknologjike, u shfaq në një panel Forumi nëpërmjet video-telefonatës të enjten, duke folur për sigurimin e "dominimit teknologjik" në mbrojtje dhe industri. Lista e folësve e renditi atë si drejtoreshë të përgjithshme të Fondacionit Kombëtar të Zhvillimit Shpirtëror (NIDF). 

Nga ana tjetër, Maria Vorontsova, e cila është mjeke endokrinologe dhe u shfaq nën titullin anëtare e Bashkimit Rus për Avancimin e Shkencës në listën e folësve të Forumit, foli drejtpërdrejt në një panel të premten. 

Pamjet e rralla të vajzave të Putinit; pse presidenti rus nuk flet
Marina Mamontova

Çfarë dihet për vajzat e Putinit

Këto janë dy vajzat e tij nga martesa me ish-bashkëshorten, Liudmila, me të cilën u divorcuan në vitin 2013 pas tridhjetë vitesh martesë. 

Të dyja gratë janë vënë në shënjestër të sanksioneve perëndimore që kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt 2024. 

Putini e mban jetën e tij familjare rreptësisht private në mënyrë që, siç vlerësojnë analistët, të mos zbulohen dobësitë që mund të shfrytëzohen potencialisht nga kundërshtarët e tij, me qëllimin përfundimtar për të mbajtur të padëmtuar profilin e liderit të plotfuqishëm të Rusisë. 

Siç ka deklaruar edhe në të kaluarën, vajzat e tij nuk merren me politikë dhe bëjnë një jetë të zakonshme . Gjithsesi, herë pas here ata të dy mbanin fjalime në forume dhe evente të ndryshme, megjithëse daljet e tyre publike mbeten të rralla.  

Sipas asaj që ka qarkulluar në të kaluarën, por që mbetet në sferën e spekulimeve, Vorontsova thuhet se është martuar me një biznesmen holandez, me të cilin besohet se kanë jetuar në një apartament 3.3 milionë dollarë në Holandë.

Një rezidencë shumëmilionëshe dollarëshe, me tetë dhoma gjumi në Biarritz, Francë, që thuhet se është blerë nga ish-bashkëshorti i saj, Kirill Samalov, ka qenë gjithashtu i lidhur me Tikonova.

Në thashethemet se Putin ka pasur fëmijë të tjerë jashtë martesës së tij të parë, Kremlini ka qenë gjithmonë kategorik se këto janë gënjeshtra./ CNN

putin familja

Lini një Përgjigje