TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Qershor 2024, 10:11

I zhdukur prej 5 ditësh, gjendet i vdekur në Greqi gazetari i BBC

Shkruar nga Pamfleti

I zhdukur prej 5 ditësh, gjendet i vdekur në Greqi gazetari i BBC

Prezantuesi i njohur britanik i BBC, Michael Mosley është gjetur i vdekur në Greqi. Trupi i tij u gjet në det në ishullin Symi. Ai ishte zhdukur prej të mërkurës së kaluar, kur dhe nisën hetimet nga autoritetet greke.

Kërkimet ishin fokusuar pikërisht në këtë ishull.

Trupi i pajetë i 67-vjeçarit u gjet në një shpellë, që konsiderohet e rrezikshme për të hyrë.

Policia greke kishte njoftuar ditë më parë se Mosley ishte nisur për një shëtitje në qendër të ishullit dhe pastaj humbi kontaktet me bashkëshorten e tij e cila ngriti alarmin për zhdukjen.

67-vjeçari ishte i njohur për programet, duke përfshirë programin e BBC-së ‘Trust Me’, ‘I’m a Doctor’ dhe paraqitjet në ‘The One Show’ të BBC-së dhe ‘This Morning’ në ITV.

greqi michael mosley

Lini një Përgjigje