
Nis ankthi sa i takon zgjedhjeve europiane. Në disa shtete ka filluar mbyllja e votimit. Belgjika është e para që ka mbyllur qendrat e votimit dhe më pas pritet rezultati.
Në Bashkimin Evropian sot është dita e fundit e votimit për këto zgjedhje, ku qytetarët zgjedhin 720 deputetë të rinj, të cilët do të formësojnë politikën e BE-së në pesë vitet e ardhshme.
Rreth 370 milionë qytetarë të BE-së kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet e PE-së dhe sot qytetarët e rreth 21 vendeve anëtare të BE-së po shkojnë në qendrat e votimit, pas së cilës në mbrëmje do të bëhen të ditura rezultatet e votimit.
Ja kur pritet të marrim vlerësimet e para:
18.15-18.30 – Priten vlerësimet e para kombëtare nga Austria, Qiproja, Gjermania, Greqia, Malta dhe Holanda;
19.15 Vlerësime kombëtare nga Bullgaria dhe Kroacia;
20.15 – 20.45 – Vlerësimet kombëtare nga Danimarka, Franca dhe Spanja, si dhe parashikimi i parë i Parlamentit Evropian bazuar në vlerësimet e hershme;
21.15-21.30 Katër vlerësime kombëtare shtesë nga Polonia, Portugalia, Rumania dhe Suedia;
23.15 CET Vlerësimi përfundimtar kombëtar nga Italia, me një projeksion të përditësuar;
00.15 CET Rezultati provizor për Belgjikën.
Lini një Përgjigje