TAGS-AT E JAVËS

Kosova26 Maj 2023, 21:17

Tensionet në Veri/ Vuçiç thërret Këshillin e Sigurisë dhe kërcënon: Të përgatitemi për zhvillime të këqija

Shkruar nga Pamfleti

Tensionet në Veri/ Vuçiç thërret Këshillin e

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka mbajtur ditën e sotme një miting në Beograd, teksa ka theksuar se asnjëherë nuk ka pasur krizë më të madhe dhe më të rëndë se ajo në veri të Kosovës.

Gjatë fjalës së tij para militantëve, Vuçiç i cili po përpiqet të përdorë situatën për interesat e tij politikë, tha se aksioni i ditës së sotme nga Forcat Speciale të Kosovës ishte i planifikuar.

Presidenti serb ka deklaruar se pas tubimit, do të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të diskutuar atë që ka ndodhur sot në veri të Kosovës. Më tej, ai ka kritikuar edhe shtetet e QUINT-it duke thënë se nëse do të kishin ndërhyrë situata nuk do të kishte shkuar deri në këtë gjendje që është tani.

“Sikur me dashje prisnin që njerëzit nga veriu i Kosovës të vinin në Beograd. U sulmuan ndërtesat komunale, dhe përfaqësuesit e QUINT-it heshtën për të gjitha këto, dhe tani po e dënojnë, kur shqiptarët kanë mbaruar punë. Nuk kemi pasur krizë më të madhe dhe më të rëndë. Sapo të përfundojë ky tubim do të kemi mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, për të biseduar për atë që do të ndodhë në Kosovë dhe kam frikë që do të ndodhin shumë gjëra të këqija sepse e dimë me kë kemi të bëjmë”, tha Vuçiç. Ai madje, deklaroi se “nuk do të dorëzohen për Kosovën”.

Një kërcënim erdhi edhe nga Ivica Daçiç: “Sot keni dëgjuar se qeveria e Kurtit në Prishtinë po tenton të pushtojë komunat serbe me dhunë, duke legalizuar dhe legjitimuar plotësisht pushtimin e Kosovës dhe Metohisë... Por ata duhet ta dinë se të gjithë ata që i ndërtojnë shtëpitë e tyre në shtëpitë e të tjerëve. varret janë të mallkuar”.

tensione veri vucic kercenim

Lini një Përgjigje