TAGS-AT E JAVËS

Kosova26 Maj 2023, 19:38

Osmani sfidon amerikanët: Veprimet e policisë ndaj bandave kriminale të Vuçiçit janë legjitime

Shkruar nga Pamfleti

Osmani sfidon amerikanët: Veprimet e policisë ndaj bandave kriminale

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u është përgjigjur Shteteve të Bashkuara të Amerikës të cilët dënuan ndërhyrjen e Policisë në veri të Kosovës për të mundësuar që kryetarëve e ri të tri komunave veriore të hyjnë në institucionet komunale.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Osmani ka cituar nenin 2 të Kushtetutës së Kosovës ku thekson se sovraniteti i Kosovës është i pacënueshëm, prandaj mbrohet me të gjitha mjetet e përcaktuara me ligj.

Më tej, presidentja e Kosovës ka shtuar se veprimet e policisë ndaj bandave kriminale të Vuçiçit janë legjitime, pasi sipas saj ato bëhën në mbrojtje të qytetarëve. Osmani tha gjithashtu se qëndrueshmëria, jetëgjatësia dhe suksesi i këtyre veprimeve varen edhe nga koordinimi me aleatët që ishin dhe mbeten garantues të sovranitetit dhe pavarësisë sonë.

“Sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm, ndaj mbrohet me të gjitha mjetet e përcaktuara me Kushtetutë dhe me ligj. (Neni 2 i Kushtetutës)

Veprimet e Policisë së Kosovës ndaj strukturave ilegale e bandave kriminale të Vuçiçit janë legjitime, në realizim të detyrave të tyre kushtetuese dhe në mbrojtje të të gjithë qytetarëve, pa dallim. Qëndrueshmëria, jetëgjatësia dhe suksesi i këtyre veprimeve varen njëkohësisht edhe nga koordinimi me aleatët që ishin dhe mbeten garantues të sovranitetit dhe pavarësisë sonë. Bashkë, jemi gjithnjë më të fortë!”, shkruan Osmani.

 

osmani ameriakneve policia vucic

Lini një Përgjigje