TAGS-AT E JAVËS

Kosova26 Maj 2023, 18:23

Serbia kërcënon për tensionet në Veri: Do përgjigjemi ndaj Kosovës me të gjitha mënyrat

Shkruar nga Pamfleti

Serbia kërcënon për tensionet në Veri: Do përgjigjemi

Serbia ka reaguar me kërcënime për situatën e tensionuar në veri të Kosovës. Ministri serb i Mbrojtjes, Milosh Vuçeviç, deklaroi për Radio Televizionin e Serbisë (RTS) ka konfirmuar se ushtria është dislokuar në pozicione drejt kufirit me Kosovën.

Ushtria po vendoset në pozicionet e saj, të cilat, në dokumentet ushtarake, janë të specifikuara si pozicionet e Ushtrisë së Serbisë, në situata të tilla”, tha ai.

Në deklaratën e tij, Vuçeviç e quan kufirin me Kosovën “vijë administrative”, sepse Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Sipas tij, është duke u zhvilluar përpjekja për të pushtuar të gjitha komunat në veri të Kosovës nga të ashtuquajturit sipas tij, liderë komunalë. Ai i cilësoi jolegjitimë dhe të zgjedhur ilegalisht.

Ai shtoi se reagimi i KFOR-it dhe EULEX-it ishte i butë. “Ushtria e Serbisë është në kontakt me KFOR-in dhe ne presim që KFOR të jetë shumë më i përfshirë në terren”, tha ai. Ministri serb ka kërcënuar se Serbia do të përgjigjet me të gjitha mënyrat nëse rrezikohen serbët në veri.

Nuk përjashtoj as ndonjë përgjigje tjetër që do të jetë adekuate për rrezikun që i kanoset vendit tonë dhe qytetarëve tanë”, tha ai.

Duhet theksuar se më herët ishte presidenti Vuçiç ai që urdhëroi vendosjen e ushtrisë në gatishmëri lufte dhe kërkoi dislokimin në kufirin me Kosovën.

serbia kosova

Lini një Përgjigje