TAGS-AT E JAVËS

Kosova26 Maj 2023, 18:14

Tensionet në Veri të Kosovës, ministri Sveçla: Qytetarët të mos bien pre e provokimeve të kriminelëve

Shkruar nga Pamfleti

Tensionet në Veri të Kosovës, ministri Sveçla:

Pas kaosit të sotëm në veri të Kosovës, ka reaguar edhe ministri i Punëve të brendshme të vendit Xhelal Sveçla.

Me anë të një postimi në “Facebook”, Sveçla ka falënderuar policinë për mënyrën si kanë menaxhuar situatën, ndërsa ka ftuar qytetarët të mos bien pre e manipulimeve të grupeve kriminale që dëshirojnë kaos.

Më tej, ai ka bërë me dije se pesë pjesëtarë të Policisë kanë marrë lëndime të lehta.

“Përgëzoj Policinë e Kosovës për profesionalizmin e treguar në ballafaqimin me grupe të organizuara kriminale, që kishin për qëllim pengimin e këtij procesi. 5 pjesëtarë të policisë janë lënduar nga sulmet e këtyre grupeve por që fatmirësisht lëndimet janë të lehta, ata ndihen mirë dhe janë në detyrë.
Ftoj të gjithë qytetarët tanë që të mos bien pre e manipulimeve të grupeve kriminale të cilët për hir të përfitimeve kriminale personale e grupore dëshirojnë kaos dhe suspendim të shtetit të së drejtës e të demokracisë”, ka shkruar Sveçla.

Lini një Përgjigje